Një kavajas kthehet në lider te Laçi: Dua të luaj jashtë, më pëlqen Reali!

Pavarësisht se në vitet e fundit, skuadra e Besës së Kavajës nuk ka qenë në nivele të larta, mbetet një shkollë futbolli, duke “furnizuar” edhe ekipet e tjera me talente, sidomos të Superiores sonë. Një ndër ta është edheRegi Lushkja, mesfushori me numër 10 i Laçit, i cili vijon të qëndrojë në Kavajë, ku edhe është stërvitur në mënyrë të diferencuar për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të qenë gati kur të rifillojë gara. Në një intervistë për “Fan Zone” në “Supersport”, Regi Lushkja fillimisht ka theksuar: “Nuk është diçka e mirë, por po mundohemi të përgatitemi të ruajmë ritmin duke u stërvitur dhe përgatitur me kushtet tona”, – shprehet Lushkja fillimisht.

E ardhmja

Kavajasi, duke qenë se është në kulmin e karrierës, flet edhe për të ardhmen e tij dhe mundësinë për të provuar një tjetër eksperiencë ndoshta edhe jashtë vendit. “Ka gati pesë vite që jam te Laçi. Mund të ketë ndonjë lëvizje, por nuk dihet. Do flas me drejtuesit e klubit, që të marrim vendimin më të mirë për mua dhe ekipin. Normalisht dëshira e të gjithëve është që të luajnë jashtë”.

Tifoz

I pyetur se me kë nga skuadrat e huaja bën tifo, Lushkja nuk ka menduar gjatë por ka shtuar: “Ëndrrat janë të mëdha, jam tifoz i Real Madrid. Atë ekip e dua aq shumë”.

Laçi

“Më mungon ekipi, por jam me familjen dhe nuk është se ndihemi shumë vetëm. Jemi ekip me djem të rinj dhe normal të gjithë kanë luhatje. Kemi bërë në ecuri të mirë, jemi brenda objektivave. Besoj se do i arrijmë sërish kupat e Europës, që është objektivi ynë”, – tha në fund kavajasi Regi Lushkja, një nga më të spikaturit në radhët e skuadrës së Laçit në dy sezonet e fundit.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories

'; } ?>

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al