Nexhipi: Lojtarëve do iu duhet një muaj, atyre që vijnë nga jashtë t’iu bëhet testi

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi shprehet se lojtarëve do t’iu duhet të paktën një muaj për të rigjetur formën sportive dhe për të parë një futboll të mirë e me nivel, duhet të presim deri në muajin korrik. Sakaq, në intervistën e dhënë për “Syri Tv”, Nexhipi ka theksuar se futbollistët që vijnë nga jashtë t’iu bëhet testi për koronavirusin.

Ndonjë lehtësim për lojtarët që vijnë nga jashtë? “Ne kishim një bisedë me FSHF-në dhe në momentin që qeveria do të na japë “ok” për të filluar stërvitjen në grup. Shpresojmë që edhe FSHF-ja të na ndihmojë me lojtarët që kthehen nga vendet e tjera. Kërkojmë që lojtarëve tu bëhet testi, të stërviten në grup dhe më pas të rikthehen në shtëpinë e tyre. Jemi në pritje të vendimit të qeverisë për aktivitet në grup”.

Sa penalizoheni pasi lojtarët duhet të vetë-karantinohen? “Janë lojtarë bazë të formacionit. Shpresojmë që qeveria të marrë një vendim dhe të dimë ku jemi. Të  gjithë mezi presim të fillojmë pasi klubet e Superiores u treguan të gatshme për tu rikthyer sa më shpejt”.

Kukësi pro rifillimit të futbollit, Safet Gjici ka thënë për pjesëmarrje në Champions? “Ajo që u vendos atë ditë është një gjë e mirë pasi koha është e shkurtër dhe për futbollistët është e vështirë pasi kanë 2 muaj pushim dhe rikthehen në fushë. Deklarata e presidentit ju e dini që ai gjithmonë ka ambiciet e tij dhe ne do të japim maksimumin për të fituar dhe për të zhvilluar në mënyrën më të mirë pjesë e mbetur të sezonit”.

Sa mendoni se do i kushtoj karantina e gjatë klubeve, problemet? “Është një fillim i shpejtë por koha nuk na premtonte ndonjë gjë tjetër. Si një ish futbollist e di shumë mirë sa e vështirë është që ta marrësh veten pas një pezullimi të gjatë të aktivitetit sportiv. Mund të rritet përgatitja fizike e lojtarëve nëpërmjet ndeshjeve. Shpresojmë mos kemi lëndime, por futbollin e mirë shpresojmë ta shikojmë në korrik pasi lojtarët do të kenë nevojë për 1 muaj kohë që të gjejnë formën më të mirë fizike”.

Kontratat e lojtarëve- “Me kontrata e lojtarëve presim ndonjë vendim nga UEFA dhe nuk shpresojmë të kemi probleme pasi shumica në klubin e Kukësit e kanë kontratën edhe për vitin  tjetër. Kukësi nuk ka probleme financiare pasi ditën e djeshme janë bërë pagesat e fundit”, u shpreh Nexhipi. /VipSport.al/

more recommended stories