sex hikayeleri porno izle kartal escort

Nexhipi konfirmon largimin e sulmuesit kryesor: Nuk ka pranuar të rinovojë, me të tjerët do fitojmë para

Nderim Nexhipi pas largimit nga futbolli vendosi të nisë një aventurë tjetër pranë “dashurisë” së tij, por këtë herë në çështjet e menaxhimit. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut është drejtor sportiv i Kukësit dhe në “Super Sport” tregon situatën në klubin verilindor gjatë përgatitjeve. Ish-mesfushori zbulon gjithashtu se Vasil Shkurtaj përfundon marrëveshjen kontraktuale me Kukësin këtë verë dhe nuk ka pranuar të rinovojë.

PËRGATITJET- Ne po stërvitemi dhe do të jemi gati për rifillimin e kampionatit, ndonëse e kam thënë disa herë që koha për përgatitje është shumë e shkurtër. Të gjithë jemi të angazhuar maksimalisht që të bëjmë më të mirën gjatë kësaj kohe.

TITULLI- Përderisa ne matematikisht jemi në lojë, duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të ndjekim Tiranën, për të shpresuar se në fund do ia dalim.

KONTRATAT- Shkurtajt i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kemi pasur bisedime këto ditë për ta rinovuar atë, por dëshira e lojtarit është të largohet dhe nuk do rinovojmë kontratën. Për lojtarët e tjerë i kemi nën kontroll dhe mund të përfitojmë një shumë të madhe nga ata, siç ishte rasti i Gurit.

PRESIDENTI GJICI- Të gjithë e njohim presidentin. Kur mu dha mundësia këtu e pranova këtë sfidë dhe me presidentin kam marrëdhënie shumë të mira. Të gjithë më njohin çfarë tip jam dhe jemi përshtatur shumë mirë me njëri-tjetrin.

HERTA BERLIN- Unë aty u transferova shumë i ri vetëm 17 vjeç. Nuk më shkoi ashtu siç duhej, duke ditur se pësova edhe një dëmtim, por mendoj se kam bërë një karrierë shumë të mirë. /vipsport.al/