Nexhipi: I frikësohem dëmtimeve, me këtë ndërprerje edhe unë i përballoj 45 minuta

Pas mbledhjes së presidentëve për rifillimin e Superiores, drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi i frikësohet dëmtimit të futbollistëve për shkak të kalendarit të ngjeshur, ndërsa shprehet se me këtë ndërprerje kaq të gjatë, edhe ai vetë do të mund t’i luante 45 minuta dhe të mos binte në sy se prej disa vitesh është tërhequr nga roli i futbollistit.

“U mor vendimi për datën tre dhe do ketë edhe ndeshje të Kupës dhe me datë 29 korrik do të jetë datë përfundimtare për të mbykllur sezonin. Është bërë nbjë protokoll që do të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha klubet do ta kenë këtë protokoll”.

A ka gjë të pamundur të në këtë protokoll, që është vështirë të realizohet? “Me kushtet në Shqipëri që ka probleme me infrastrukturën dhe financat… por mund t’ia dalim”.

Presidenti Gjici ishte për ta mbyllur? “Kishte bisedë dhe të gjithë dhanë mendimet, presidenti nuk kishte mundësi të ishte. Presidenti e tha se duhet koha e novojshme, për mendimin nuk është kohë e mjaftueshme. Ndoshta, është një rrezik I vogël për futbollistët por do të tentojmë dhe të shohim si do shkojnë gjërat”.

Pauzë e gjatë? “Nëse mendohet duhet tre javë pasi vihet nga një pauzë e gjatë dhe shpresojmë të mos ketë dëmtime, ne jemi edhe në Kupë. Qërshori do jetë i ngjeshur, por shpresojmë ta përballojmë këtë kampionat”.

Probleme financiare? “Nuk kemi probleme financiare, këto ditë lojtarët do të marrin një pagë dhe shpresojnë të fillojmë sa më mirë kampionatin”.

A është diskutuar çështja e tamponëve? “Është diskutuar edhe çështja e tamponëve, do të ketë çdo ekip që do të bëjë kontrollë me matje temperaturë”, u shpreh Nexhipi. /VipSport.al/

more recommended stories