Nëse gara jep verdiktet, dy skuadra me histori në futbollin shqiptar prekin fundin!

Pezullimi i kampionateve, sigurisht që mund të ndikojë dhe t’i shkaktojë një humbje futbollit shqiptar, pasi Dinamo e Elbasani bien në Kategorinë e Dytë, madje fatale do të ishte për blutë. Të vjen keq kur sheh historinë, por nëse bëhet fjalë për sportivisht, ajo skuadër që e meriton duhet që të pranojë verdiktet e garës, ashtu sikurse ato që ngjiten apo të tjerat…

Aktualisht, Dinamo ndodhet në vendin e parafundit në tabelën e renditjes, në zonën që të zbret direkt në Kategorinë e Dytë, çka do të ishte fatale për blutë që janë edhe një nga klubet me më shumë histori në vendin tonë…Po ashtue dhe skuadra e Elbasanit. Janë dy nga klubet me më shumë histori në Kategorinë e Parë që në vitet e fundit kanë vuajtur shumë, që nga mungesa e financave, e deri tek terrenet apo dhe ecuria që ka lënë për të dëshiruar edhe pse në grupet e tyre kanë pasur dhe kanë edhe ekipe komunash…

Dinamo ka 33 trofe (18 herë kampione, 2 superkupa dhe 13 kupa), ndërsa Elbasani ka 5 trofe (2 tituj kampionë, 2 kupa dhe një superkupë) dhe bën pjesë në ekipet me trdaitë që kanë kontribuar me lojtarë edhe në Kombëtare dhe është një nga shkollat e futbolit në vendin tonë…

Por, ndryshe nga Dinamo, Elbasani e ka provuar Kategorinë e Dytë pak vite më parë, dhe ecuria e viteve të fundit e klubit verdheblu, duket sikur është kthyer në monotoni, pasi edhe kur ka qenë në Superiore nuk ka qednruar më shumë se një sezon edhe për faktin se  nuk ka pasur garanci financiare…

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories