Në Zvicër e zgjidhin ndryshe çështjen e kampionatit, klubet ftohen për votim

Federata Zvicerane e Futbollit si dhe Liga Profesioniste në këtë vend kanë vendosur që të mos mbajnë mbi vete përgjegjësinë për të caktuar nëse kampionati duhet mbyllur apo nëse duhet pritur derisa të jenë kushtet e duhura për rifillimin e tij në verë. Një vendim përfundimtar do të merret më 28 maj, pas një votimi që do të vendoset nga vetë klubet në dy kategoritë më të larta.

Më datën 29 maj është thirrur një Asamble e Përgjithshme e jashtëzakonshme , e cila do të përcaktojë se çfarë do të ndodhe me Super League dhe Challenge League. Do të jenë vetë përfaqësuesit e 20 skuadrave të dy kategorive që do të vendosin se çfarë do të ndodhë në varësi të vendimit të Këshillit Federal të shtetit zvcieran për fazën e tretë që do të dalë më 27 maj.

Në Zvicër janë lejuar stërvitjet duke filluar nga data 11 maj, por klubet kanë bërë të ditur se mund të shtyjnë kthimin në fushë pasi shumë klube janë kundër rifillimit. Kjo ka bërë që Federata të vendosë t’ua lërë klubeve në dorë vendimin për kthimin në fushë apo për mbylljen e këtij sezoni në tavolinë. /vipsport.al/