sex hikayeleri porno izle kartal escort

Në Vlorë nuk presin lejen, Flamurtari zhvillon miqësore me Orikun

Skuadra e Flamurtarit ka qenë e para që ka zbritur në fushë për të organizuar një ndeshje post-karantinë në vendin tone. Edhe pse fillimisht miqësoret ishin të ndaluara duke bërë që të pezullohej edhe sfida që Kukësi kishte planifikuar me Turbinën, sot vlonjatët kanë zbritur në fushë përballë fqinjëve të Orikut, në një ndeshje e cila është luajtur në stadiumin e qytetit të Vlorës.

Dy skuadrat kësisoj kanë parë nga afër jo vetëm gjendjen e lojtarëve pak para se të fillojë sezoni, por edhe protokollin që duhet të zbatojnë, pasi aty janë aplikuar disa nga rregullat që duhen ndjekur kur të rifillojë aktiviteti.

Ndeshja është mbyllur me një fitore 1-0 të Orikut, me gol të shënuar në fundin e pjesës së parë nga Kongjoni, ndërsa Çaushaj shpërdoroi penallti për ekipin e Flamurtarit në minutat e fundit të sfidës së sotme.

Në fushë ishte edhe Luftëtari, por ky i fundit zhvilloi ndeshje brenda grupit, në të cilën morën pjesë edhe lojtarë të cilët i kishte huazuar në radhët e skuadrës së Këlcyrës. /vipsport.al/