Në Vlorë janë gati, ja masat që ka marrë klubi për stadiumin

Dje, klubi i Tiranës ndërhyri duke dezinfektuar ambientet e stadiumit, në kuadër të masave të marra. Por sot duket se kanë filluar klubet e Superiores me radhë, që nga Bylisi, Flamurtari, por edhe të tjera…

Klubi i Flamurtarit ka dezinfektuar këtë të dielë ambjentet e stadiumit të tij për të qenë gati për rifillimin e stërvitjes që gjithçka të jetë brenda rregullave të parashikuara nga protokolli i sigurisë, pas miratimit që dha ministria e shëndetësisë për nisjen e stërvitjes kolektive në ambjente të hapura.

Për t’u theksuar se janë dezifenktuar të gjitha ambjentet e stadiumit “Flamurtari” të Vlorës duke nisur nga zyra e presidentit, ambjentet e zyrtarë të klubit, dhomat e zhveshjes, koridoret, por njëkohësisht dhe dushet e impiantit.

Dezinfektimi i stadiumit është një prej kushteve që duhet të ndërrmarrë çdo klub i Superiores përpara rifillimit të sezonit futbollistik në vend që është parashikuar të startojë më datë 3 qershor.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories