sex hikayeleri porno izle kartal escort

Në Shqipëri tallen, në Austri jo! LASK humb kreun se nuk respektoi rregullat e COVID-19

Stërvitje individuale e kolektive të jashtëligjshme, miqësore të fshehta po kundra ligjit e pa aplikuar thuajse asnjë lloj rregulli higjeno-sanitar për të evituar infektimin dhe shpërndarjen e COVID-19. Kjo është tablloja që ka shfaqur një pjesë e futbollit shqiptar në muajt e fundit, që kur rifilluan zërat për rihapjen e aktiviteteve futbollistike në vend. E ndërsa këtu te ne tallen me rrëgullat që janë ndërtuar për mbrojtur jetë njerëzishr, jashtë kufijve tanë i shohin me shumë seriozitet çështje të tilla. Aq me seriozitet, sa në Austri skuadra e LASK Linz ka humbur sot kreun e renditjes pasi ka thyer rregulla të tilla.

Komisioni Disiplinor i Bundesligës austriake ka vendosur që të dënojë me heqjen e 6 pikëve skuadrën e LASK e cila në javët e kaluara ka thyer rregullat e sigurisë. Klubi i hodhi poshtë akuzat por më pas dolën në skenë videot të cilat tregonin qartësisht lojtarët e kësaj skuadre që bënin stërvitje në grup, në një periudhë kur nuk ishin të lejuara të tilla dhe kur mund të zhvilloheshin vetëm në grupe shumë të vogla.

Situatë ekstreme por që ndryshon plotësisht tabllonë e kampionatit. LASK, nga kryesuese e sheh veten në vendin e dytë dhe Salcburg që e ndiqte me 3 pikë, tashmë kryeson me 3 të tilla. LASK bëri të ditur se do të apelonte vendimin për heqjen e pikëve, ashtu si edhe gjobën prej 75 mijë eurosh që i është vënë për këtë shkelje. /vipsport.al/