sex hikayeleri porno izle kartal escort

Në Rrogozhinë kanë një projekt për sezonin e ardhshëm, këtë javë vendoset për trajnerin

Egnatia ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin lushnjar Artan Bano, ndërsa bëhet e ditur se këtë javë do të vendoset edhe trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën në javët e mbetura të këtij sezoni.

Në fakt, drejtuesit edhe pse kanë shpenzuar shumë, kanë si synim që të renditen në një pozicion komod duke mos e diskutuar mbijetesën, por edhe të ndërtojnë ekipin e vitit të ardhshëm.

Nga sa bëhet e ditur, thuhet se në Rrogozhinë kanë edhe një projekt me skuadrën që ta ngjisin në elitë, madje mund të ketë edhe afrime sponsorësh, që do të fillojnë me infrastrukturën, që kupton stadiumin si dhe ndërhyrje në terrenet stërvitore, që t’i shërbejnë më pas skuadrës së parë dhe moshave, duke qenë se është kusht pjesëmarrja në garat zyrtare për seoznin e ardhshëm e ekipeve U-15, U-17 dhe U-19 në Kategori të Parë apo në Superiore.

Eduart Thartori, ish-futbollist, që ka punuar me moshat, por ka qenë edhe zv.trajner dhe trajner në pak kohë, do të nisë punën me ekipin nga nesër, ndërsa javën që vjen brenda 2-3 ditëve do të zbardhet edhe emri i trajnerit të ri.

E.S./Vipsport.al/