sex hikayeleri porno izle kartal escort

Në krizë ekonomike, Barcelona bën biznes me pandeminë. Tani shet maska

Klubi i Barcelonës është një ndër ata që është goditur më rëndë nga kriza e koronavirusit. Katalanasit kanë qenë në borxhe të mëdha e me ndalimin e aktiviteteve të tyre në të gjithë globin, kanë përllogaritur humbje që sipas ekspertëve kalojnë 100 milionë eurot dhe që do të rëndojnë më shumë arkat e tyre.

Ndaj në klub kanë menduar mënyra se si të rikuperojnë sa më parë dhe pas iniciativës për t’i vendosur një emër komercial stadiumit “Kamp Nou”, tashmë kanë gjetur një tjetër mënyrë për të fituar para nga pandemia… duke shitur maska.

Katalanasit i kanë nxjerrë në shitje në dyqanin e tyre zyrtar, duke prodhuar tre modele të ndryshme të cilat shiten për rreth 20 euro copa, një çmim aspak i ulët, pro që merr këtë vlerë vetëm nga fakti se mban logon dhe dizajnin e Barçës. Maskat në fakt janë reklamuar prej ditësh nga lojtarët kryesore dhe stafi, pasi të gjithë i mbanin edhe gjatë stërvitjeve, ndërsa tani mund të bëhen pjesë e përditshmërisë edhe të tifozëve të klubit. /vipsport.al/