sex hikayeleri porno izle kartal escort

Në fushë asnjëanëse dhe falas, zbulohet plani i Premier Ligës për ndeshjet më të forta në ishull

Ndeshjet e mëdha të Premier Ligës angleze mund të luhen në fushë asnjanëse për të shmangur grumbullimin e turmave jashtë stadiumit. Prej javësh mendohet për të shmangur mundësinë e turmave të pakontrollueshme të skuadrave dhe tashmë duket se është gjetur një zgjidhje.

Oliver Douden, sekretar i çështjeve digjitale, kulturës, medias dhe sportit në Britaninë e Madhe njoftoi nisjen e stërvitjeve kolektive që nga data 1 qershor dhe tregoi se do të shqyrtohet ideja e të luajturit të ndeshjeve më të forta të kampionatit në fushë asnjëanëse.

Futbolli në Angli pritet të nisë më datë 17 qershor dhe në ditët në vijim do të kemi një vendim zyrtar dhe të detajuar rreth këtij propozimi. Derbit e Premier Ligës dhe ndeshjet e mëdha pritet të luhen në fushë neutrale dhe transmetimi i tyre është propozuar të jetë pa pagesë, në mënyrë që njerëzit t’i shohin ndeshjet në shtëpi për të mos u grumbulluar në lokale apo sheshe. /vipsport.al/