Në Angli janë të pandreqshëm, futbollisti i Totenhem thyen rregullat për modelin e flokëve

Në Angli janë bërë gati që klubet të fillojnë stërvitjen në grup, mirëpo futbollistët janë urdhëruar që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik për të mos rrezikuar një infektim nga COVID-19 e më pas për ta përhapur në tëgjithë skuadrën. Mirëpo, ky rregulli duket se nuk është për Serxh Aurier, futbollistin e Totenhem.  

Mbrojtësi i Totenhem, vendosi të lëvizte nga banesa e tij për t’i siguruar vetes një model flokësh të kuruar. Futbollisti nuk ngurroi edhe ta postonte në rrjetet sociale më pas këtë moment duke shkaktuar polemika.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që 27-vjeçari thyen rregullat gjatë kësaj kohe, pasi edhe më parë ka dalë në vrap së bashku me shokun e skuadrës, Sisoko. Përgjithësisht, futbollistët në Angli kanë pasur probleme me zbatimin e rregullave dhe kanë ditur ta marrin vëmendjen edhe pse nuk kanë zbritur në fushë. Ndërkohë, në lidhje me episodin e fundit të Aurier mund të ketë edhe një gjobë apo dënim nga ana e klubit të Totenhem. /Vipsport.al/