sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndryshime në gara dhe pritet krijimi i ekipeve U-21 sezonin e ardhshëm

Sezonin e ardhshëm pritet që të ketë risi në futbollin shqiptar dhe bëhet fjalë për skuadra U-21, apo dhe U-13 që mund të përfshihen në gara zyrtare. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë edhe administrator i skuadrës kuqeblu, Suad Lici, që në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka propozuar që të shkrihet edhe skuadra B.

Kjo pasi ka një fryrje të shpenzimeve, qoftë për ekipin B ashtu edhe në strukturat e Akademisë “Vllaznia”, që do të thotë se shpenzimet janë dyfish më shumë se fitimet. Kjo sipas Licit do të bëhet edhe nga fakti se vetë FSHF ka menduar që të krijojë strukturat e një gare me ekipe U-21.

Në fakt, afro tre muaj më parë, FSHF organizoi me zyrtarët e klubeve një mbledhje duke u diskutuar edhe për mundësinë dhe idetë që ato kanë për përfshirjen e skuadrave U-21 apo dhe U-13 në një kampionat zyrtar. Nuk është çudi që në mënyrë që të minimizojnë shpenzimet, ekipet B të shkrihen dhe në garë të jenë ekipet U-21, si psh.të klubeve Tirana, Partizani apo dhe Vllaznia.

E.Saliu/Vipsport.al/