sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndreu: Me pesë lojtarë bëhemi “top”, më shqetëson mungesa e një stadiumi në Krujë

Sezonin e kaluar luftuan deri në fund me Tiranën për mbijetesën në Kategorinë Superiore, ndërkohë që këtë edicion kanë treguar se nuk janë të denjë për të Dytën. Ramadan Ndreu ka arritur të motivojë djemtë e tij dhe t’i bëjë të dominojnë Grupin A të kësaj Kategorisë së Dytë. Ndreu foli për “Super Sport” dhe tregoi rreth planeve të sezonit të ardhshëm dhe tregoi shqetësimin për mungesën e stadiumit.

INFRASTRUKTURA- “Terret sportive janë në gjendje të mjerueshme. Për stadiumin problemi ishte pandemia, pasi puna nisi, por besoj se federata dhe bashkia do të gjejnë një rrugë. Do të dalim në Superiore dhe nuk kemi stadium ku do të luajmë.”

PA STADIUM- “Është shumë e vështirë që të punosh pa shtëpi dhe është si një familje që nuk ka një shtëpi të sajën. Po të dalim në Superiore është shumë e vështirë që t’i luajmë ndeshjet jashtë qytetit tonë”.

RIKTHIMI NË ELITË- “Niveli i Kategorisë së Parë ndryshon nga Superiorja, por ne kemi lojtarë të rinj dhe na japin besim për sezonin e ri. Na duhet 4-5 lojtarë të rinj që të bëjmë një skuadër të fortë dhe jo kalimtare. Në Superiore do të jemi skuadra që kemi qenë para disa vitesh”.

MERKATO- “Nuk kemi dalë ende në Superligë edhe pse jemi drejt asaj rruge. Këta lojtarë që janë aktualisht janë shumë të talentuar dhe janë moshë e re. Kam besim se 4-5 lojtarë do të tregojnë nivel e do të jenë ndër më të mirët në Superligë e do të jemi më mirë se Kastrioti i sezonit të kaluar”.

EUFORIA E LOJTARËVE- “Është një situatë e vështirë pasi nuk e kishim kaluar këtë situatë nga pandemia. Duhet një stërvitje e kujdesshme që mos të ngarkojmë shumë lojtarët, pasi janë në nivelin fizik zero. Nuk e kemi siguruar ende Superoren dhe për këtë arsye kam punuar me skuadrën nga ana psikoligjike. Nuk do të bëjmë shumë ndeshje të bukura sepse po e nisim nën zero këtë kampionat dhe do të jetë një mbyllje e dobët. /vipsport.al/