sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndreca: Tirana si ndeshja e radhës, dua të fitoj Kupën e Shqipërisë me Bylisin

Bylisi vazhdon përgatitjet intensive në kuadër të ndeshjes së datës tre qershor ndaj Tiranës. Një ndeshje e vështirë ndaj bardhebluve kryesues, megjithatë futbollisti i ballshiotëve, Edison Ndreca shprehet se e sheh thjesht si një përballje të radhës. Në një prononcim për Supersport, mesfushori thekson se kërkon të fitoj Kupën e Shqipërisë edhe me Bylisin, teksa në të kaluarën ka triumfuar me fanellën e Laçit.

Stërvitja në karantinë? “Në fakt ne futbollistët nuk e kishim provuar ndonjëherë të rrimë kaq gjatë pa luajtur futboll. Nuk ka ndodhur as në verë që të bëjmë pushime kaq të gjata. Tani që u zyrtarizua edhe data e rifillimit të kampionatit, e kemi marrë më seriozisht dhe mezi presim të zbresim në fushë”.

Ndeshja me Tiranën kryesuese? “Është e vërtetë që do të përballemi me skuadrën kryesuese dhe pretendenten kryesore për titullin kampion, por ne po e trajtojmë si ndeshje radhe dhe jemi gati të bëjmë më të mirën tonë në fushën e lojës”.

Futbolli pa tifozë? “Kur shohim ndeshje të Bundesligës, duket shumë i zymtë futbolli pa tifozë, por të shohim si do jetë kur të zbresim vetë në fushë. Shpresojmë të mbarojmë njëherë me sukses këtë kampionat dhe më pas të rikthehen edhe tifozët”.

Besimi për t’u kualifikuar në Kupat e Europës? “Ne kemi qenë në vend të dytë dhe tani jemi këtu ku jemi, por renditja është e ngjeshur dhe me disa rezultate pozitive mund të arrimë Europën. Jemi gati të bëjmë më të mirën në fushë dhe të arrijmë objektivin e klubit, që është një vend në Kupat e Europës”.

Në Europë nga kampionati apo Kupa? “Nuk ka shumë rëndësi kjo, por unë e kam fituar Kupën e Shqipërisë me Laçin dhe do të doja ta fitoja edhe me Bylisin. Të shpresojmë që t’ia dalim”, u shpreh Ndreca. /VipSport.al/