Ndeshja e parë pas pandemisë, te Ljubjana vazhdon të shënojë Çekiçi

Në Slloveni, ashtu si edhe në vendet e tjera europiane, po përgatiten të rifillojnë kampionatin. Kështu, klubet kanë nisur stërvitjet ndërsa sot disa prej tyre kanë zhvilluar edhe ndeshje miqësore. Një nga ekipet që luajti ditën e sotme ishte edhe Olimpia e Ljubjanës. Pjesë e kësaj skuadre është edhe Endri Çekiçi, i cili është një nga më të rëndësishmit e sllovenëve.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në këtë sezon dhe madje pritet që në merkato të transferohet edhe në ndonjë klub më prestigjioz pasi ofertat nuk i mungojnë. Kështu, edhe miqësoren e sotme të Ljubjanës shqiptari ka realizuar golin e vetëm të takimit duke i dhuruar të tijve fitoren përballë skuadrës së Aluminj.

Çekiçi mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë, teksa progradecari ishte i saktë në shënjestrën e tij. Tashmë, sulmuesi shpreson që ta mbylli sa më mirë këtë kampionat, teksa shpreson edhe në një ftesë nga kombëtarja. /VipSport.al/