sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndërprerja e gjatë e garës / Mjeku ku gjen shpëtim Superiorja: Mund të rrezikojnë karrierën, dëmtimet muskulare priten

Ervin Kapaj është një mjek i njohur, i cili rikuperon shumë futbollistë të Superiores. Ai ka qenë edhe në stafet e ekipeve të Superiores vite më parë, ndërsa tashmë është i vendosur në kryeqytet ku edhe ka klinikën e tij private.

Në një prononcim që ka dhënë për “Euronews Albania”, Kapaj i pyetur se a rrezikojnë lojtarët tashmë kur rihyjnë në garë pas dy muajve e gjysmë,  ka pohuar: “Po dëmtimet llogariten në këtë periudhë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një periudhë të gjatë pa aktivitete. Kjo ndodh te njerëzit e thjeshtë, e jo më te sportistët që gjithë kohës janë në aktivitet. Mund të jenë dhe priten dëmtimet muskulare, e sidomos dhembje mesi e gjuri, por mund të ketë edhe dëmtime që rrezikojnë seriozisht edhe karrierën e sportistëve, – tha Kapaj fillimisht.

“Një dëmim në gju apo dhe një ligament shkon nga gjashtë deri në tetë muaj. Duhet një bashkëpunim mes përgatitësit atletik, trajnerit dhe fizioterapistit. Duhet një punë në grup dhe duhet që të diferencojnë ngarkesat. Do të jetë katastrofë nëse ka direkt ngarkesa pas pushimeve të gjata. FIFA bëri zgjedhjen ideale duke u dhënë hapësirë ndërrimeve të shumta, sepse lojtarët mund të pësojnë trauma të shumta në këtë periudhë”, – tha Ervin Kapaj.

E.S./Vipsport.al/