Ndaj rivalit, që i kafshoi veshin, Majk Tajson zyrtarizon kthimin në ring

Majk Tajson është një prej dy boksierëve më të mirë në histori dhe në kohën kur ishte në kulmin e tij “vriste” shumicën e ndeshjeve, duke i hedhur kundërshtarët në tapet që në fillim të sfidës dhe minimizonte spektaklin. Një ndër të vetmit, që Tajson nuk arriti ta hedhë në tokë është Evander Holifild.

Në duelin e famshëm të vitit 1997 Holifild rezultoi një kundërshtar shumë i vështirë për Tajson, i cili ishte pranë fundit të karrierës dhe kishte nisur rënien e tij. Tajson nuk arriti të mbyllë ndeshjen në fillim dhe pësoi një goditje psikologjike derisa vendosi të kafshojë veshin e kundërshtarit, duke e gjakosur Holifild.

Pas mbi dy dekadash kjo dyshe do të jetë përsëri në ring për tu përballur me njëri-tjetrin edhe pse tashmë i kanë mbushur të 50-tat. Ndeshja është zyrtarizuar ditën e sotme dhe do të zhvillohet në një nga impiantet modernë në Arabinë Saudite. Data e vendosur është 11 korriku, teksa të dy ish-boksierët kanë nisur përgatitjet. Fitimet nga kjo sfidë do të shkojnë të gjitha për bamirësi. /vipsport.al/