sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndahet nga jeta talenti i akademisë së Skënderbeut

Dorian Tahirllari nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen e tumorit malinj dhe ditën e sotme familjarët e tij kanë njoftuar ndarjen nga jeta të djaloshit. Prej disa kohësh ai i ishte nënshtruar terapive intensive dhe një operacioni, por pa arritur të kishte sukses ndaj sëmundjes.

Në një moment familjarët e tij nuk mundën të vijonin kurimin e tij dhë kërkuan ndihmë, ku shumë njerëz e ndihmuan, mes tyre edhe klubi i Skënderbeut. 18-vjeçari e ka kaluar fëmijërinë e tij në fushat e blerta, me ëndrrën për tu bërë një futbollist profesionist.

Sëmundja nuk e la të plotësonte synimet e tij dhe në fund nuk arriti as të qëndrojë mes nesh. Ai ishte pjesë e klubeve të moshave të Skënderbeut dhe kishte arritur të çante deri në ekipin U-17. Një lajm shumë i trishtë për futbollin korçar dhe shqiptar. /vipsport.al/