Mustafi kërkon të rikthehet në Itali, fiton edhe interesin e klubit të Milanos

Shkodran Mustafi duket se është jashtë planeve të Arsenal për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi preferon të rikthehet në Itali, aty ku më parë në Serinë A, ka përjetuar një eksperiencë me skuadrën e Sampdorias.

Por, këtë herë mund të bëhet pjesë edhe e një klubi historik si puna e Milanit. Kuqezinjtë kërkojnë të përforcojnë repartin defensiv në sezonin e ardhshëm dhe lojtari me origjinë shqiptare është një alternativë konkrete.

Aktualisht, kartoni i 28-vjeçari ka një vlerë prej 10 milionë eurosh dhe është i përballueshëm nga kuqezinjtë të cilët mund të përfitonin një mbrojtës me shumë eksperiencë. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi deri më tani nuk ka asgjë konkrete mes dy klubeve. /Vipsport.al/