Musolli: Partizani më kërkoi dikur, por tani është vonë. Kthehem në Kosovë prej familjes

Besar Musolli tashmë është kapiten dhe një prej lojtarëve më me eksperiencë te Kukësi, por dikur ka pasur mundësinë të jetë i Partizanit. Në një intervistë për “Super Sport”, mbrojtësi tregon rreth ofertës nga të kuqtë, gjendjes fizike prej ndalesës dhe mundësive për titullin kampion.

NDËRPRERJA DHE GJENDJA FIZIKE- E kam, menduar shumë këtë pjesë. Jemi munduar të stërvitemi online dhe ka qenë shumë e vështirë pjesa e motivimit. Për formën fizike do jetë shumë e vështirë, shpresoj të na hapin më shumë kohë, pasi do jetë e vështirë. Megjithatë shumë e rëndësishme është që të riktheheshim.

TITULLI KAMPION- Unë mendoj se cilësitë dhe mundësitë janë. Mendoj se me gabimet e kundërshtarit dhe formën tonë të mirë gjithçka është e mundshme.

RIKTHIM NË KOSOVË- Me Kukësin ka qenë shumë e lehtë të arrihet marrëveshja. Me situatën e krijuar nuk e kam menduar të ardhmen. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, më mungon familja dhe mund të kthehem në Kosovë.

PARTIZANI- Në të kaluarën kam pasur oferta nga Partizani dhe më pëlqen si klub, por nuk mendoj se mund të kaloj aty tani.

MOMENTI MË I BUKUR- Çdo titull i fituar nuk mund ta krahasoja me atë moment kur fituam Kupën e Shqipërisë me Laçin. Mënyra se si u fitua trofeu ka qenë shumë i veçantë.

LOJTARI MË I MIRË QË KE LUAJTUR- Erik Flores, lojtari brazilian, i cili ka qenë shumë i mirë. /vipsport.al/

more recommended stories