Murinjo rikujton përballjen me Barçën kur drejtonte Interin, ja çfarë i thashë Guardiolës

Viti 2010 është i veçantë për historinë e Interit duke qenë se zikaltërit ia dolën të fitonin tripletën e titujve, ku qershia mbi tortë ishte Liga e Kampionëve. Gjatë rrugëtimit, Interi eliminoi në gjysmëfinale Barcelonën.

Një mision i vështirë por që italianët ia dolën edhe pse në Camp Nou mbeten me 10 vetë në fushë pas daljes me karton të kuq të Tiago Motës. Këtij episodi i është kthyer edhe trajneri i zikaltërve në atë kohë, Hoze Murinjo. Luzitani zbulon se pas kartonit të kuq të Motës, i është afruar teknikut të blaugranave, Guardiola duke i thënë të mos festonte para kohe.

“Kur Buskets ra në tokë si i vdekur, unë isha në diagonal me me pankinën tonë dhe të tyrën si dhe pikën ku Tiago Mota mori të kuqin. Me bisht të syrit shikoj që në pankinën e tyre po bëhej festë sikur kishin fituar. Ndërkohë, Guardiola thërret Ibrën për t’i folur mbi taktikën. Taktikë 11 kundër 10…

I thashë vetëm “Mos bëj festë, kjo ndeshje nuk ka përfunduar”, tregon Murinjo.Në fund, fjalët e portugezit rezultuan të sakta pasi Barcelona fitoi 1-0, por u eliminua pasi ishte mposhtur me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë. /VipSport.al/

'; } ?>

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al