sex hikayeleri porno izle kartal escort

Murataj “firmos”: Kupë apo Europë? Fillimisht të mundim Tiranën, pastaj flasim…

Një nga zbulimet e këtij sezoni në Ballsh është edhe Valentino Murataj. Luan vitin e tij të tretë në qytetin nga edhe ka origjinën, ndërsa duhet theksuar se ai e ka nisur futbollin pa mbushur të 16-tat me Bylisin në Superiore.

Në një prononcim që ka dhënë për “Supersport”, në prag të sfidës me Tiranën, Murataj ka pohuar: “Kjo periudhë pushimi mund të ndikojë për mirë te Bylisi dhe skuadra të rihyjë në garë me ambicie dhe me synime ashtu si edhe në fillimin e këtij sezoni, kur bëm një paraqitje shumë të mirë.

Tifozët

“Futbolli do të nisë pa tifozë, edhe kjo është një tjetër anë e vështirë, sepse nuk jemi mësuar që të mos kemi mbështetjen e tifozëve, sidomos në ndeshjet që ne luajmë në fushën tonë. Megjithatë, në fushë do të luajmë ne lojtarët dhe do të futemi që të bëjmë më të mirën për të marrë pikët maksimale në çdo ndeshje, si në fushën tonë, ashtu edhe në takimet e tjera në transfertë”.

Synimet

“Ne në fillim e nisëm mbarë dhe javë pas jave duke parë grupin, punën e mirë dhe mbi të gjitha rezultatet, pastaj synuam që të jemi në pesë më të mirat e Superiores, por edhe Europën. Unë do të zgjidhja Kupën e Shqipërisë, sepse edhe ajo na çon në Europë. Por, Bylisi nuk do të dorëzohet, si në Kupën e Shqipërisë, ashtu edhe në kampionat, deri në vërshëllimën e fundit”.

Tirana

“Tirana dhe çdo skuadër e di mirë që në Ballsh nuk e ka të lehët, absolutisht që do të hyjmë në fushën e lojës për ta fituar ndeshjen”, – tha 23-Vjeçari Murataj në fund të prononcimit.

/Vipsport.al/