sex hikayeleri porno izle kartal escort

Muça: Të formalizohet futbolli, këtu dy-tre klube fitojnë me para të paligjshme

Ish-futbollisti dhe trajneri, Shkëlqim Muça, është i mendimit se duhet që futbolli të formalizohet për të evituar krizën e thellë financiare që e ka përfshirë. Në “Rubrika Sportive” ai shpjegoi se munegsa e formalitetit sillte shkatërrimine  atyre që punonin me plan:

“Për futbollin, momenti që u ndërpre ka qenë momenti më i bukur, ishte momenti më interesant i kampionatit. Por për sportistët në veçanti, jo vetëm futbollin shqiptar ka edhe të mirat e veta se në vendet ku ka shumë ndeshje, një pushim dymujor është fantastik për një futbollist. Pushon, rikuperohet, paga ecën. Nuk është problem. Ai që di të mbajë gjendjen me ushqim e palestër për të rimarrë energji e çlodhur, ka ndikuar për mirë. Por për kampionatin është i vështirë fillimi edhe një herë pas një periudhe të gjatë. Për mua duhen minimalisht 6 javë që një sportist apo skuadër të marrë gjendjen fizike e pastaj 2-4 javë që të kthehen në formë. Nga ana psikoligjike për futbollistët gjithmonë është që e duan fushën, për sportistëtë më e rëndë është të rrish brenda se pa ndeshje nuk është problem.

Nëse duam të fillojmë të bëjmë garë të ndershme, duhet të mendojmë për moshat, duhet të formalizohet futbolli, si çdo sport. Formaliteti sjell barazi në garë, pastaj aty kush menaxhon më mire futet në ekonomi. Informaliteti sjell shkatërrim se një person që siguron të ardhura në mënyrë jo të drejtë, i merr lojtarët më të mirë, fiton të gjithë të ardhurat nga UEFA, shkatërron kush punon ndershëm. Qeveria duhet ta luftojë me legjislacion, nëse krijon legjislacion që të lehtësoh barrën fiskale është e lehtë. Legjislacioni duhet të ndihmojë zhvillimin e sportit se është veprimtari ekonomike, po nuk qe e formalizuar kështu do të vazhdojë.

Ne këtë lloj informaliteti, 2-3 ekipe bëjnë garën, FSHF i pëlqen kështu. Por me rregullimin e infrastrukturës së federatës jemi pranë në imazh me Europën, tani duhet të rregullojmë futbollin. Ka ardhur koha që Ekzekutivi e presidenti të mendojnë të rregullojnë imazhin e futbollit brenda dhe kjo të fillojë me formalizimin. Nuk e bën një njeri i vetëm, as Duka nuk e bën i vetëm se e rrëzojnë në Asamble, e hedhin poshtë.

Në e dimë se si funksionon këtu, janë dy vetë që nxjerrin para të paligjshme e fitojnë. Ka njerëz të lidhur me pushtetin e politikën dhe ata gjithmonë janë në nivelin e lartë e ata marrin kampionatet, nivelin më të mirë të lojtarëve. Ata që punojnë me moshat e duan të nxjerrirn më të mirë, të marrim për shembull Vllazninë që ka akademinë më të mirë, vjen puna që nuk konkurron dot se dy- tre ekipe që punojnë me para jo të ligjshme e mbysin Vllazninë”, deklaroi Muça. /vipsport.al/