sex hikayeleri porno izle kartal escort

Muça: Shehi t’i bëjë llogaritë me 9 ndeshje dhe jo me 10, Egbo ishte njeriu i duhur në vendin e duhur

Gentina Muça kërkon të mbajë shokët e tij të karikuar për çështjen e titullit, teksa shprehet se nëse nuk do të kishin frikë atëherë do të gabonin rëndë. Megjithatë, kapiteni i Tiranës, në një intervistë për Fax Ëeb nuk nguron t’i dërgojë një mesazh edhe trajnerit të Kukësit duke i theksuar se verilindorët mund të llogarisin në 9 ndeshje të fituara, por jo në 10 pasi ndeshjen me bardheblutë nuk e kanë. Ndër të tjera, Muça thotë se trajneri Emanuel Egbo ishte njeriu i duhur në vendin e duhur.

“Sapo prekëm tapetin e blertë për ne ishte një farë çmalljeje, pasi malli ishte i madh dhe mezi e kemi pritur këtë ditë. Shyqyr të paktën na u plotësuan dhe kushtet dhe ajo e keqja e madhe sikur kaloi. Personalisht dhe kolektivisht pritshmëritë ishin të kënaqshme me rezultatet që kemi arritur, por akoma nuk ka mbaruar asgjë. Akuzat nga ekipet e tjera për stërvijtet? Nuk është aspak e vërtetë.nuk kam ç’të shtoj më tepër, është mendimi i tyre. Nuk e di se ku bazohen në këto deklarata jo vetëm të pabaza, por janë edhe dashakeqe, pasi kushtet kanë qenë të barabarta për të gjithë. Nuk më duken me vend  këto deklarata.

Të mbyll sytë dhe të ëndërroj titullin? Jo thjesht një mbyllje sysh, por ajo është ëndrra e çdo kujt, aq më tepër për vetë ecurinë që kemi pasur gjatë këtij kampionati. Sigurisht që për të arritur në atë moment që të mbyllim sytë dhe të ngrejmë kupën duhet t’i mbajmë sa më shumë hapur gjatë kësaj periudhe pasi nuk na falet që të tolerojmë apo të kënaqemi para kohe.

Pavarësisht se kapiteni Karabeci nuk ka qenë në formacion në ndeshjet e fundit, është ai kapiteni i skaudrës. Fakti që tani jam unë kapiten është sepse ai nuk është aktivizuar. Respekti për kolegët dhe për shokët e skuadrës në të tilla raste është primar. Frika për të humbur gjithçka tani që jemi kaq pranë do na bëjë ta ngrejmë titullin kampion. Nëse nuk do të kishim këtë frikë, atëherë vërtet që do gabonim rëndë.

Çdo trajner do bëjë më të mirën për të motivuar lojtarët e tij. Shehi mund t’a quajë 6 pikë larg, por unë them t’i bëjë llogaritë me 9 jo me 10 ndeshje, sepse një nuk e ka. Pika e kthimit për ne ka qenë pikërisht ndeshja e parë derbi dhe normalisht rivaliteti mes të dyja skuadrave mund të quhet disi më i lehtë. Ajo ndeshje derbi ishte vërtet lehtësim për ne dhe na ndihmoi shumë të shpreheshim në këto nivele që jemi tani. Ishte momenti i duhur, njeriu i duhur, në vendin e duhur. Egbonë e konsiderojmë si shok, pavarësisht respektit si trajner. Njohja është ajo që e bën Egbonë të veçantë.

Eksperienca më e bukur? Po e nis me Ballshin ku e kam nisur karrierën time në Superligë dhe sigurisht titulli kampion me Dinamon.

Lojtarë të veçantë Tirana ka pasur shumë, ndër ta mund të përmend Skënder Halilin dhe Ali Memën, që kanë qenë ata që na kanë udhëhequr sa i përket karrierës dhe emrit që kanë pasur në skuadrës. Marrëdhënia ime me Tiranën është e veçantë, kështu që besoj se do vazhdoj t’i shërbej këtij klubi. Tifozët mezi po na presin, por malli jonë për ta për t’i parë në shkallët e stadiumit është akoma më i madh. Tifozët e Tiranës kudo që shkojnë janë vitrinë për vetë futbollin shqiptar dhe për ne si lojtar bardheblu është fat i madh që t’i kemi ata çdo javë në shkallët e stadiumit”, u shpreh Muça. /VipSport.al/