sex hikayeleri porno izle kartal escort

Muça: Partizani nuk më blen dot me asnjë çmim, nëse mundim Bylisin e “vrasim” kampionatin

Gentian Muça vitet e fundit i ka kaluar të trazuar, por duket se të gjitha vuajtjet është i vendosur t’i shpërblejë duke ngritur trofeun e 25-të kampion për bardheblutë. Mbrojtësi ka qenë në një formë shumë të mirë në këtë sezon dhe vendosja e tij në çdo ndeshje në qendër të mbrojtjes i ka dhënë maturinë e munguar Tiranës në difensivë.

Në një intervistë për “Fan Zone” Muça tregohet i matur përsa i përket garës për titullin kampion, por e humb disi kur pyetet mbi një kalim të mundshëm te Partizani, pyetje që kolegët e “Super Sport” gjatë emisioneve maratonë gjatë “karantinës” ia kanë drejtuar shumicës së lojtarëve të intervistuar.

KALIM TE ARMIQTË?- Nuk ka rrogë që më blen për të shkuar te Partizani. Këtë e them pa mendjemadhësi. Ka gjasa që nuk do të ndodhë kurrë. Në këtë periudhë të karrierës që jemi, nuk është e këshillueshme të lëvizësh shumë. Te Bylisi dhe Dinamo kam qenë i huazuar nga Tirana. Shkalla e vështirësisë për të ecur në Europë është pak më e madhe, gjithsesi me pak fat mund të ecim përpara.

KALENDAR I NGJESHUR- Duhet kujdes maksimal për të shmangur dëmtimet. Kundërshtari mundohet të na vejë në gjumë për të na thënë se kampionati është mbyllur, por ai është hapur më shumë se kurrë. Tani asgjë nuk është e sigurt. Rinisja e kampionatit mund të sjellë shumë probleme që kanë hasur skuadra të mëdha të Europës.

NDESHJA ME BYLISIN- Kjo ndeshje do vlejë për 90 % të kampionatit për ta mbyllur. Përveç se luajmë me një kundërshtar të fortë, ka të bëjë edhe më çështjen e motivimit. Me këtë ndeshje mund të vrasim kampionatin.

EUFORI?- Kalendarin e bën të vështirë ose të lehtë skuadra. Nuk ka kundërshtarë të lehtë ose të vështirë. Nuk ka eufori apo nënvlerësim. Sikur edhe ta kishim fituar kampionatin, kemi një tjetër trofe, Kupën si dhe përfaqësimin dinjitoz në Kupat e Europës. Duhet të jemi të motivuar në maksimum. Trajneri Egbo thjesht të na kujtojë ndeshjen ndaj Partizanit dhe karikimi është maksimal. /vipsport.al/