sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Miqësore mes Dinamos së Zagrebit e Osijekut, pritej Grezda por sfidën e vendos një tjetër talent kuqezi

Klubet kroate kanë filluar ta trajtojnë pjesën para rifillimit të kampionatit si një fazë përgatitore të mirëfilltë, ndaj sot në fushën e lojës, për të matur forcat në një ndeshje miqësore janë vendosur përballë Dinamo e Zagrebit dhe Osijek, me futbollistë shqiptarë në të dy ekipet.

Në ndeshjen e luajtur sigurisht pa tifozë dhe me kushtet e rrepta higjeno-sanitare si të ishin në sfidë zyrtare, në fund triumfuese ka dalë Dinamo Zagreb me shifrat 2-1 dhe me lojtarët shqiptarë që janë bërë protagonist absolutë të takimit. Eros Grezda e nisi si titullar ndeshjen te Osijek dhe ishte shumë kërkues me shpërthimet e tij ndaj kryesuesve të kampaonatit kroat, duke pretenduar edhe për një penallti për një ndërhyrje në zonë.

Por në fundin e sfidës, që po shkonte drejt barazimit 1-1, ishte një tjetër talent shqiptar, sulmuesi i përfaqësueses U19 të Shqipërisë, Bernard Karrica, ai që shënoi pak çaste pasi u fut në lojë me një goditje të fortë, duke i siguruar suksesin 2-1 ekipit të tij në këtë miqësore të cilën në fakt trajnerët e të dy skuadrave e cilësuan si një ndeshje të mirëfilltë pasi lojtarët nga të dy krahët nuk u kursyen as me faulle e luftë të ashpër sportive. /vipsport.al/