sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ministria: Nuk ka asnjë interes kulturor, mund ta shembni “San Siron”

Stadiumi i “San Siro”. një tempull i futbollit në Itali dhe Europë, shumë shpejt mund të mos ekzistojë më, për t’i bërë vendin një impianti të ri modern në të cilin të mund të luajnë Milani dhe Interi me komoditetet që kërkon koha. Ashtu si pak kohë më parë për stadiumin “Qemal Stafa” në kryeqytet, edhe në Itali ka nisur një debat i fortë sa i përket shembjes apo përdorimit të impiantit si një objekt kulture.

Por duket se Ministria përkatëse që mbulon objektet kulturore në Itali, nuk sheh vlera të tilla te ky impiant. Komuna e Milanos i kishte dërguar shkresë që në nëntor Ministrisë duke kërkuar të dinte çfarë vlere kishte impianti aktual dhe nëse mund të prishej dhe tashmë ka ardhur përggija që i hap rrugë projektit të ri.

“Prania e stadiumit origjinal të 1925-1926 dhe të zgjerimit në 1937-1939 rezultojnë të jenë sipërfaqësore në krahasim me ndërhyrjet e mëvonshme të përshtatjes dhe zgjerimit të realizuara në pjesën e dytë të viteve 1900, ndaj nuk janë pjesë e dispozitave ligjote për mbrojtjen pasi nuk kanë kaluar 70 vitet”, shkruhej në dokumentin që tregonte se tani stadiumi “nuk përbën interes kulturor” dhe jepej leja për shembjen e tij të mundshme për të ndërtuar një të ri. /vipsport.al/