Mesfushori i Teutës: Pas tërmetit vjen Koronavirusi, na duket sikur e ham bukën pa lodhje…!

Lojtarët e Teutës janë stërvitur sipas një strategjie të drejtuesve të klubit durrsak, në grupe me nga 2-3 vetë në aneks dhe në stadiumin “Niko Dovana”. Por, pritja e gjatë për rifillimin e garës, natyrisht që i ka pezmatuar të gjithë.

Situata

Në një prononcim për “RTSH Sport”, Arbër Çyrbja ka folur për këtë periudhë të vështirë që po kalon e gjitha bota dhe që për qytetin e Durrësit janë dy goditje të forta pas atij tëmeti të nëntorit. Ja si e nis ai prononcimin e tij…“Pas asaj që na ndodhi me tërmetin, tani virusi, por ne duhet të vazhdojmë jetën. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhi me këtë pandemi pasi na duket sikur e hamë bukën kot sepse jemi mësuar të lodhemi çik”.

Optimizmi

Por, Çyrbja nuk e fsheh optimizmin dhe ai është i bindur se edhe kjo situatë do të kalojë. “Them se do të ndryshoj çdo gjë me kalimin e kohës. Durrësi është një qytet i bukur dhe me njerëz të mirë. Qyteti me turizmin mbahet e do ta shikojmë se çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës”, – e mbylli deklaratën mesfushori dhe një nga më të spikaturit në radhët e skuadrës së Teutës, Arbër Çyrbja.

E.Saliu/Vipsport.al/