Mesfushori i Shpresave: Titulli i Tiranës? Pse të mos e fitojë Laçi!

Një nga zbulimet e këtij sezoni në Kategprinë Superiore ka qenë paydshim Julian Shehu. Mesfushori është kthyer në një nga pikat më të rëndësishme në mesfushën e Laçit dhe ka fituar një vend si titullar edhe në radhët e përfaqësueses U21 të Shqipërisë. Në fjalët e tij sot për Fan Zone ai ka treguar se shpreson që të vazhdojë këtë rritje graduale deri në Kombëtaren A.

“Të ardhmen time ia kam lënë në dorë menaxherëve, do të vendosin ata për gjithçka. Sezonin e nisëm keq dhe jemi të lumtur me vendin e tretë në tabelën e renditjes. Nga Kupa jemi eliminuar dhe mund të shkojmë në Kupat e Europës nga vendi i tretë. Ndër objektivat personale është edhe të luaj jashtë. Është shumë e vështirë dhe duhet punë, por kjo është një sfidë për të gjithë. Shpresoj që ta arrij Kombëtaren, pasi si çdo futbollist e kam ëndërr edhe unë”, tha djaloshi.

Ai pranon se i vogël ka qenë një tifoz i Tiranës, por pret me padurim që të kthehet në fushë dhe të provojë t’i rrëmbejë kreun bardhebluve. “Jam nga Tirana dhe kur kam qenë i vogël kam bërë pak tifo për Tiranën, për titullin gjithçka është e hapur dhe pse të mos e fitojë Laçi”, deklaroi Shehu. /vipsport.al/