Menaxheri i Nejmar: Kthim te Barcelona? Unë kam folur me Realin…

Vagner Ribeiro është një nga personat që njeh më mirë nga të gjithë se çfarë do të ndodhë me Nejmar. Menaxheri brazilian është një nga njerëzit e afërt të familjes dhe e ka ndihmuar në transferimin si te Barcelona, ashtu edhe te PSG sulmuesin brazilian.

Në një moment kur e ardhmja e Nejmar është vënë përsëri në diskutim, ai ka folur rreth kësaj teme për mediat në Brazil dhe ka zbuluar se në fakt skuadra që ka qenë më afër tij vitin e kaluar nuk ishte Barcelona por Real Madrid.

“Mendoj se Nejmar do të qëndrojë te PSG pasi tani merkato ka ndryshuar dhe me të do të jetë i ndryshëm edhe aspekti ekonomik i këtij sporti. A mund të kthehet Real Madrid në garë për të? Unë kam qenë shumë here në Madrid në të kaluarën, objektivi i Florentino Perez ka qenë të firmoste me Nejmar. Vitin e kaluara, në maj, jam takuar me të në zyrën e tij dhe më ka treguar ëndrrën që kishte ëpr të firmosur me Nejmar”, tregoi menaxheri. /vipsport.al/