Menaxheri i Hysaj: Lojtari te Roma? Ky është një budallallëk i madh

Mario Xhufredi, menaxheri i Elseid Hysaj shprehet se çdo klub i mban lojtarët e mirë dhe i shet vetëm nëse ka nevojë për para. Sakaq, Xhufredi thekson se një tratativë për te Roma, klub në të cilin është përmendur shpeshherë si një alternativë për mbrojtësin e kombëtares, është një budallallëk i madh.

“Çdo klub i mban lojtarët më të mirë ose i shet vetëm nëse ka nevojë për para. Rasti i Hysajt ndryshon, nuk do të vijë lojtari i preferuar pas shitjes së tij. Lojtari te Roma? Ky është një budallallëk i madh“, u shpreh Xhufredi.

Në këtë formë, duket se e ardhmja e Hysajt mund të jetë jashtë Italisë, për të provuar një eksperiencë jashtë Serisë A./vipsport.al/