sex hikayeleri porno izle kartal escort

Memushaj mendon për mbijetesën: Ajo vjen e para, pastaj objektivat e tjerë

Rifillimi i kampionatit sheh Peskarën e Ledian Memushajt në mesin e tabelës së klasifikimit të Serisë B. Edhe pse ekipi kishte nisur sezonin me bindjen se mund të luftonte për ngjitjen, një seri jo e mirë rezultatesh e përfshiu në betejën për mbijetesë në disa javë e tani, ekipi po mundohet që të rikuperojë pak nga pak terrenin e humbur.

Vetë Memushaj mendon se prioritet për ekipin vazhdon të jetë qëndrimi në Serinë B dhe vetëm më pas do të mund të shihet nëse skuadra ka kohën në dispozicion për të synuar një vend në play-off për ngjitjen më lart.

“Si fillim duhet të largohemi nga zona e rënies nga kategoria, më pas mund të mendojmë për objektiva të tjerë që mund të arrijmë. Dhjetë finale? Po, por duhet të përqendrohemi te çdo ndeshje me radhë. Unë e kam që tani mendjen te ndeshja me Juve Stabia. Klasifikimi thotë që bëhet fjalë për një duel mbijetese, ndaj do të duhet ta fitojmë medoemos”, tha ai. /vipsport.al/