sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Memushaj: E ndjej shumë mungesën e ndeshjeve, të fillojmë edhe pse mund të ketë rrezik

Në Itali kanë shpresën për të rifilluar ndeshjet në mesin e muajit qershor teksa klubet kanë rinisur stërvitjet individuale dhe shpejt do të bashkohen në grup. Megjithatë, rrisku nuk mund të jetë asnjëherë i zhdukur totalisht por si në çdo profesion tjetër, edhe futbollistët duhet të rrezikojnë.

I këtij mendimi është futbollisti i kombëtares Ledian Memushaj, i cili aktivizohet me skuadrën e Peskarës në Serinë B. Vlonjati shprehet se në këtë periudhë e kanë ndjerë shumë mungesën e ndeshjeve dhe nuk ka qenë e lehtë të qëndroje larg futbollit.

“Nuk ka qenë e lehtë të qëndroje larg futbollit. Tani shpresojmë të rikthehemi të stërvitemi në grup së bashku, e më pas të përfundojmë kampionatin. Në fillim ndoshta nuk e kuptoje shumë, por duhet ta them se me kalimin e ditëve kupton se futbolli më mungonte shumë.

Të gjithë profesionet në këtë moment kanë vështirësitë e tyre, kështu është dhe puna jonë. Duhet të provojmë të rifillojmë edhe pse jemi të vetëdijshëm se ka rrezik. Në këtë periudhën e fundit kemi qenë shumë të pafat”, u shpreh Memushaj. /VipSport.al/