Mbushi 56-vjeç, Dinamo dhe shokët urojnë Demollarin që spikati me Kombëtaren dhe bëri emër në Rumani

Sulejman Demollari, padyshim që është një nga ikonat e futbollit shqiptar, performamnvca e të cilit në fushën e blertë kujtohet me respect dhe nostalgji edhe në ditët e sotme. Talenti dinamovit i pak dekadave më parë, dje mbushi 56 vjeç dhe mori urime të veçanta, jo vetëm nga klubi ku spikati dhe bëri emër Dinamo, por për “Demon e madh”, që bëri jehonë edhe në Rumani, e premtja ka qenë me të vërtetë një ditë shumë e veçantë.

E ka festuar me miq e shokë të fushave të ndryshme, e bashkëudhëtarë si lojtarë. Magjia e Demollarit kujtohet edhe sot me nostlagji, jo vetëm nga tifozë të Dinamos, por të gjithë e mbajnë mend për spektaklin që dhuronte në fushë, pa thënë se jashtë fushës ka qenë një njeri mjaft i kulturuar dhe i qytetëruar…

Sulejman Demollari, mori edhe drejtimin e Kombëtares A, pas një karrire të spikatur si futbollist mes Shqipërisë, Rumanisë, Greqisë e Hungarisë. E madje, drejtoi edhe ekipet e elitës sonë si: Lushnja (dy herë), Shkumbini e Dinamo, ndërsa ka provuar që të jetë edhe në krye të Kombëtares U-15.

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories