sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mbrojtësi kuqezi nuk pyet për protokoll: Po shënova përsëri do t’i përqafoj të gjithë

Ivan Balliu shpreson që shumë shpejt të kthehet në fushën e lojës dhe të festojë, ashtu siç ka bërë shumë herë në këtë sezon me fanellën e Almerias, ku është kthyer në një titullar fiks. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është një prej të paprekshmëve të këtij klubi i cili po marshon qetësisht drejt ngjitjes në La Liga, pasi ka treguar në këtë edicion se është superior ndaj skuadrave të tjera në La Liga 2. Ndaj edhe Balliu, në intervistën e tij të dhënë sot nëpërmjet rrjeteve sociale, ka shpjeguar se si po përjetohet kthimi në fushë dhe fakti që ekipet mund të luajnë çdo 72 oirë për të mbyllur këtë edicion.

“Kemi fatin që kemi një departament mjekësor me shumë fizioterapistë për rikuperimet. Thuajse do t’i harrojmë stërvitjet dhe përgatitjet e ndeshjeve do të jenë të vështira. Por kemi një staf shumë të mirë. Meqë objektivi është aq i madh, do të kemi kohë për të pushuar më pas dhe ta festojmë në Ibiza”, tha duke qeshur lojtari.

“Ky grup ka cilësi, futbolli tani do të jetë shumë më tepër fizik dhe kush arrin më mire në minutat e fundit, do të sigurojë shumë fitore, ndaj duhet punuar shumë pasi vetëm cilësia nuk fiton, por të ndihmon”, vijoi ai, duke sinjalizuar se të gjithë duan me çdo kusht atë kthim pas 13 vitesh të ekipit në La Liga.

“Një ditë më parë isha në plazh duke luajtur me djalin tim dhe u afrua një prind duke më thënë se duhej të ngjiteshim… ose duhej të ngjiteshim. Kam dëgjuar që njerëzit duan që të ngjitemi me çdo kusht, ndjehet kjo klimë në qytet dhe kjo dëshirë. Golat? Nuk kemi folur për festime të veçanta, por nëse shënoj një gol tjetër, nga ato pak që arrij të shënoj, e sigurt që do t’i përqafoj të gjithë. Këto rregullat që nuk mund të prekësh një shok skuadre në fund harrohen për shkak të presionit e tensionit të ndeshjes”, tha Balliu. /vipsport.al/