

Kukësi ka nisur stërvitjen teksa skuadra ka filluar një grumbullim të mirëfilltë për të pasur një gjendje optimale për ristartin e Superiores më datë tre qershor. Nga grumbullimi i ekipit ka folur për RTSH Sport, mbrojtësi Erhun Obanor.
Obanor ka qenë një nga titullarët e skuadrës verilindore në këtë sezon, ndërsa shprehet se koha dyjavore për stërvitjen mjafton dhe sa i përket të ardhmes së tij nuk mund të flasë në këto momente duke qenë se përqendrohet vetëm te përfundimi i sezonit.
“Prej pak ditësh skuadra ka nisur punën për të rifituar formën e për të mbyllur kampionatin. Nuk është e lehtë pas kësaj ndërprerje, e kam të vështirë por edhe e gjithë skuadra është në këtë situatë.
Dy javvë mendoj se mjaftojnë për t’u stërvitur dhe për t’u kthyer duhet të jemi të kujdesshëm në stërvitje për të mos u dëmtuar, pasi koha pa futboll bën të veten. E vlerësoj shumë punën nga Federata për të rikthyer futbollin. Jam i lumtur dhe besoj që të gjithë shokët e kanë mirëpritur këtë vendim”.
E ardhmja? “Nuk mund të flas për të ardhmen në këto moment. Çdo gjë në kohën e vetë dhe tani të mendojmë vetëm për atë që na pret deri në fund të sezonit”, u shpreh Obanor.
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Nga kuqezi në kuqeblu, edhe Shpëtim Gjika dorëzohet: Vllaznia kampion!
Nga sot duket se Vllaznia ka.
Sfidë e re për mesfushorin kuqezi, “luftëtari” prezantohet te skuadra e re
“Një luftëtar i ri”. Kështu e.
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Leave a Comment