Mbape për “Këpucën e Artë”: Ju faleminderit, por duhet të kishte edhe Jeder një çmim si vjet në Premier Ligë

Kilian Mbape është padyshim me i miri i kampionatit francez këtë sezon dhe një nga më të mirët e globit. Francezi është një garanci për PSG dhe një makineri golash. Cilësia dhe finalizimet e tij këtë sezon janë shpërblyer, duke fituar Këpucën e Artë. Megjithëse ishte në kuotë të barabartë golash me Ben Jeder, çmimi iu dha talentit për shkak se ka numër më të ulët shënimesh nga pika e bardhe e penalltisë.

Të dy lojtarët kishin shënuar nga 18 gola në Ligue 1 në këtë sezon deri në momentin kur ajo u ndërpre për shkak të pandemisë, por Liga e Futbollit njohu Mbape si fitues. Pas këtij çmimi Mbape përshëndet fansat, por ka edhe një ankesë drejt Federatës së Francës në lidhje me vendosjen e fituesit.

Sipas tij edhe Ben Jeder e meriton një Këpucë të Artë dhe organizatorët duhet të vepronin si Premier Liga vitin e shkuar, kur Sadio Mane dhe Mohamed Salah kishin arritur të shënonin të dy nga 22 gola. “Faleminderit të gjithëve për mesazhet, gjithsesi edhe Ben Jeder e meriton një trofe, ashtu siç u veprua në Premier Ligë vitin e shkuar”, shkruan Mbape në postimin e tij në “Twitter”. /vipsport.al/