sex hikayeleri porno izle kartal escort

Martini: Më të motivuar se kurrë për objektivat tonë, besoj te lojtarët dhe tifozët

Kampionati shqiptar pritet të rifillojë në fillim të qershorit ku data e propozuar është data tre, ndërkohë që klubet kanë nisur stërviten. Sakaq, te Teuta janë të fokusuar për të arritur objektivin sezonal, Kupën e Europës. Mirëpo, trajneri i durrsakëve, Edi Martini mendon se ekipi mund të mbërrijë edhe vendin e dytë teksa me anë të një postimi në Facebook, ai thekson se beson te lojtarët, ekipi dhe tifozët.

“Po rifillon kampionati dhe ndihemi më të motivuar se kurrë për të arritur objektivat tona. Duam të sigurojmë një vend në Kupat e Europës, pavarësisht se unë dhe mendojmë se duhet të luftojmë për të arritur vendin e dytë. Personalisht mendoj se është i arritshëm ky objektiv.

Normalisht që 2 barazimet me Vlorën dhe Luftëtarin na i kanë zbehur lojërat shumë të mira që kemi bërë. Kemi grumbulluar 19 pikë në 10 ndeshje nën drejtimin tim dhe mund të dhe duhet të kishim bërë më mirë, por besoj te lojtarët, besoj tek ekipi, besoj tek tifozët durrsakë që të gjithë bashkë do ia dalim. Forca Teuta”, shkruan trajneri Edi Martini në faqen e tij në facebook”, ishin fjalët e Martinit. /VipSport.al/