sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Manaj tregon karantinën mes librave e sultjashit: Uroj të kthehem shpejt në kombëtare

Rei Manaj mendon se është me fat që këto muaj të mbyllur në shtëpi i ka kaluar me familjen e tij. Sulmuesi shqiptar ka qëndruar në Barcelonë gjatë izolimit dhe për faqen e klubit katalanas ka treguar se si kanë qenë ditët e tij atje, të ndara mes familjarëve, serive TV dhe leximit të librave, për të kaluar kohën që normalisht duhej ta kishte të zënë duke u stërvitur me top në këmbë.  

Izolimi – “Kam qëndruar me familjen time. Të paktën nuk isha vetëm. Kam qenë me prindërit e mi, gjyshen dhe qenin tonë, emri i tij është Budino dhe është një labrador. Izolimi ka qenë i çuditshëm pasi nuk e prisnim kurrsesi një gjë të tillë, nuk jemi mbyllur asnjëherë në shtëpi për dy muaj dhe si një futbollist, të qëndrosh dy muaj pa prekur topin është shumë e komplikuar. Tani mund të dalim për vrapime në rrugë dhe ndonëse nuk jemi të gjithë bashkë, po bëjmë mirë për të përmirësuar përgatitjen fizike dhe gjithashtu të qetësojmë mendjen”.

Jeta në karantinë – “Jam kujdesur për dietën time ushqimore, megjithëse një ditë kam ngrënë një pjatë tipike shqiptare, syltjash. Tani po lexoj “Sekrete”, që është motivues dhe në këto kohë të vështira më ka ndihmuar shumë. Në fakt, më pëlqen të lexoj pasi ka më shumë detaje dhe të shërben për të qartësuar mendjen”.

COVID-19 në Shqipëri – “Atje janë më të qetë, ka pasur shumë pak raste dhe kanë jetuar një jetë normale. Ka pasur kufizime, por më shumë si parandalim. Tezja ime jeton në Kodonjo të Italisë, qyteti i parë në Europë i izoluar për shkak të koronavirus. Për fat të mirë ajo është shëndosh e mirë, por ka kaluar disa muaj të vështirë. Izolimi ka qenë shumë i rëndë, edhe pse pak nga pak gjërat po i kthehen normalitetit”.

Situata te Barcelona B – “Lufta për ngjitjen në kategori është entuziazmuese, aq më shumë kur ke mundësinë ta bësh këtë gjë me një ekip si Barcelona. Ne do të përgatitemi për të. Por duhet të jemi të vëmendshëm se ky virus nuk është larguar ende dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe presim që të gjejnë një vaksinë që të jemi të qetë. Por jemi shumë të entuziazmuar që stërvitemi përsëri dhe të përgatitemi që të ngjitemi një kategori më lart.

Para se të shpërthentë COVID-19, unë ndjehesha gjithnjë e më mire në ekip, nuk është asnjëherë e lehtë të ndryshosh skuadër në janar, duhet të takosh shokë të rinj ekipi dhe dinamikë të re. Por unë e bëra këtë duke menduar se është më e mira për të ardhmen time dhe jam i lumtur. Të luash pa tifozë do të jetë e çuditshme, pasi pa ata nuk është njëlloj, por duhet të jemi të fortë që të fitojmë të tre ndeshjet në play-off”.

Kontaktet me përfaqësuesen – “Këto ditë kam qenë gjithashtu në kontakt me lojtarët dhe trajnerin e ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ne të gjithë kemi të njëjtën ndjesi, uroj që të takohemi përsëri për të luajtur ndeshjet përgatitore për Kupën e Botës”. /vipsport.al/