sex hikayeleri porno izle kartal escort

Lotito motivon Strakoshën me shokë, vendos premio në rast se shpallen kampion

Lacio këtë sezon është një nga skuadrat që ka pasur formën më të mirë dhe kjo ka bërë që bardhekaltërit të jenë të përfshirë në garën për titullin kampion. Kryeqytetasit janë në vendin e dytë, vetëm një pikë pas kryesuesve të Juventus.

Ndërkohë, në klubin lacial po përgatiten tashmë për rifillimin e kampionatit për të pasur të njëjtën vazhdimësi si para ndërprerjes prej koronavirusit. Për këtë ka menduar edhe presidenti, Klaudio Lotito. Presidenti ka vendosur një premio të majme prej 10 milionë eurosh nëse ekipi ia del të shpallet kampion dhe të thyejë hegjemoninë e Juventusit në këto tetë vite.

E shpërndarë për të gjithë skuadrën, i bie që futbollistët të përfitojnë nga 400.000 mijë euro secili nëse përmbushin objektivin titull. Tashmë, është në dorë të Strakoshës me shokë të bëjnë pjesën e tyre, pasi Lotito e bëri hapin e tij. /VipSport.al/