Lorencio Vila: Me Martinin shpërtheva te Teuta, ja suksesi i fshehtë i Kallakut

Lorenco Vila ka qenë një nga zbulimet e Kategorisë Superiore këtë sezon, teksa është shndërruar në një protagonist të padiskutueshëm të formacionit të Teutës, ndërsa pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “FanZone” në “Supersport”, ku foli për ditët në izolim. Kemi bërë stërvitje me nga 2-3 lojtarë në fushë. Presim kur të na thonë klubi e vazhdojmë stërvitemi në fushë. Jemi në pritje të vendimit e shpresoj të na kthejnë përgjigje, pasi duhen të paktën dy javë kohë për t’u përgatitur”, – tha Lorencio Vila fillimisht.

Trajnerët

Me Shkëmbin shënoi golin e parë këtë sezon për durrsakët, madje një eurogol që i ka dhënë 3 pikët durrsakëve ndaj Skënderbeut. Ndërsa, me Martinin është kthyer në titullar, e madje në lider të ofensivës. Por, i pyetur se me kë është ndier më mirë, Lornecio Vila ka theksuar se: “Me Martinin kam shpërthyer dhe kam kaluar një formë shumë të mirë. Falënderoj edhe Bledi Shkëmbin për besimin që më ka dhënë, por nuk ia dola të shpërthej nën urdhrat e tij”.

Emiljano Vila

Një nga lojtarët e spikatur durrsakë në vitet e fundit, që ka lënë gjurmë me ekipet më të mira të elitës, por edhe duke luajtur me Shpresat U-21 apo dhe Kombëtaren, është Emiljano Vila. Sipas Lorencio Vilës: “Me ardhjen e Emiliano Vilës te Teuta më ka dhënë shumë këshilla dhe mundohem të mësoj shumë prej tij”.

Batuta

Në fund, duke qenë se është një nga lojtarët më të rinj të Teutës, ai flet edhe për ngacmimet me femrat, ndërsa sërish i pari në radhë është Kallaku…”Kallaku është më i suksesshëm me femrat, po e them këtë meqë e kam shumë shok”.

E.Saliu/Vipsport.al/