

Daniele Rugani ka qenë ndër futbollistët e parë që është infektuar me koronavirus në Serinë A. Një situatë të cilën mbrojtësi i Juventusit e ka pranuar se e ka tronditur shumë, sidomos pasi bëhej fjalë për periudhën në fillim të muajit mars, kur ende kishte shumë pasiguri e nuk njiheshin mirë pasojat e COVID-19.
Lojtari ka treguar për “Sky Sport” se si i kishte përjetuar ato ditë dhe më pas të gjithë muajin ku ai ishte shoqëruar nga ky virus i rrezikshëm. “Tre ditë pas ndeshjes me Interin ndjehesha çuditshëm, mata temperaturën dhe e kuptova që ajo po rritej. Për siguri kam shkuar dhe jam izoluar në Kontinasa”, tregoi ai zgjedhjen që kishte bërë për të qëndruar në ato ditë në hotelin e boshatisur të klubit.
“Tani jam shumë mirë, më e keqja ka kaluar. Kam përjetuar një muaj të veçantë, por kam qenë me fat që kisha simptoma të lehta. Çfarë ndjeva? Mbi të gjitha frikë”, pranoi Rugani. /vipsport.al/
more recommended stories
Turpërimi më i madh në historinë e Gjermanisë, Lev justifikohet: Lojtarët kishin frikë të udhëtonin
Joakim Lëv ka detyrën e vështirë.
Ish-sulmuesi i Interit akuzon: Suning na la pa rroga, edhe drejtuesit u treguan gënjeshtarë
Një nga blerjet më të bujshme.
Probleme për Milanin, Ibra mungon për tre javë dhe humbet sfidën me Junajtid. Edhe fantazisti turk i dëmtuar
Probleme madhore për Milanin dhe trajnerin.
Nesër kundër ekipit të Ismajlit, Pirlo: Nuk i kishim parashikuar të gjitha dëmtimet, djemtë besojnë
Juventus do të rikthehet në fushë.
Leave a Comment