Lojtarët bojkotuan stërvitjen e sotme, Lika: S’janë paguar qiratë, të huajt nuk kanë as drita në shtëpi

Vllaznia është në vështirësi të thella ekonomike, me bashkinë, që i neglizhon vazhdimisht, duke ua vonuar pagat e i vendosur lojtarët e stafet në vështirësi të thella financiare. Lojtarët e shkodranëve nuk janë paguar prej muajit janar dhe ditën e sotme ata kanë vendosur të mos zbresin në stërvitje. Këtë vendim ka vendosur ta arsyetojë vetë kapiteni i shkodranëve, Gilman Lika në “Fun Zone”. Sulmuesi tregon se lojtarët janë në vështirësi të mëdha financiare dhe disa prej tyre nuk kanë as drita në shtëpi.

“Ekipi nuk është paguar që në muajin janar. Ata nuk janë interesuar aspak për ne, qeratë nuk janë paguar dhe lojtarët nuk kanë drita as në shtëpi. Paga e Federatës nuk ishte as për të ngrenë bukë edhe pse duhet ta falenderojmë për këtë ndihmë. Ne kemi kërkuar që të paguhemi këto muaji e ato shtesë të marrin vendim klubi për pagën minimale. Nuk kam një ekip botë që të heqin rrogën komplet në muajin mars dhe prill dhe kjo është skandaloze. Kemi marrë vendim të gjithë lojtarët dhe nuk kemi asnjë kundër. Kemi bërë bojkot për stërvitjen, pasi nuk vazhdohet kështu.

Unë flas në emër të grupit dhe ne do të vazhdojmë bojkotin deri sa të zgjidhet kjo situatë. Ne kemi vendosur të vazhdojmë këtë “luftë” derisa të zgjidhen problemet. Ne jemi futbollistë dhe duhet të kemi kushtet për luajtur futboll. Kemi disa ditë që kërkojmë një takim për këtë situatë. Nuk kemi folur me kryetaren e bashkisë dhe nuk jam në dijeni nëse dikush nga klubi është takuar. Ne kërkojmë pagasat, qiratë dhe ushqimin për lojtarët e huaj”, deklaroi Lika. /vipsport.al/