sex hikayeleri porno izle kartal escort

Llogari me “laps” te Bylisi, pesë javë finale për të përcaktuar sezonin

Pasi e kanë mundur Apoloninë në Fier me rezultatin 0-3, një test që më shumë vlen për të parë gjendjen e skuadrës nga trajneri Dovedan dhe stafi i tij, pasi rezultati nuk ka aspak rëndësi, në Ballsh do të nisin sërish stërvitje me dy seanca edhe këtë javë në kuadër të sfidës me Tiranën.

Ballshiotët tashmë kanë nisur që të bëjnë llogari, ndërsa trajneri Dovedan dhe skuadra duhet që të dalin me sukses në pesë ndeshjet e radhës.

Ballshiotët në fakt kanë një kalendar “ferri”, ku tri sfida i luajnë në “Adush Muça”, duke filluar qe nga ajo me Tiranën që përkon me sfidën e fundit të fazës së tretë si dhe me Teutën që nis në Ballsh faza e katërt.

Ndërkohë presin edhe Skënderbeun në fushën e tyre. Por në pesë javët e rifillimit, ballshiotët kanë edhe dy ttansferta “ferri”, me Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe me Kukësin, sfidë që mund ta luajnë në fushë neutrale.

Këto ndeshje do të jenë përcaktuese sepse nëse përsëritin startin e këtij sezoni, mallakastriotët do të jenë shumë afër Europës. Kujtojmë që Bylisi e ka mundir Tiranën në Ballsh dhe me Teutën i ka shpëtura fitorja nga duart, ndërsa ka fituar në Shkodër.

E.S./Vipsport.al/