sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Liverpuli vendos për të ardhmen e Xherdan Shaqirit, nuk ka kthim pas

Xherdan Shaqiri la Stok Sitin në vitin 2018 për të kaluar te gjigantët e Liverpul, duke u kthyer kështu edhe një herë në arenën e madhe të futbollit dhe fituar për herë të dytë në karrierë trofeun e Champions League. Suksesi i skuadrës së Klop ka qenë i madh, por për Shaqirin punët nuk kanë shkuar siç duhet. Anësori është eklipsuar nga talenti dhe forma e mirë e Mohamed Salah, i cili është shkaku më i madh, që e ka “abonuar” Shaqirin me stolin.

Sezoni i fundit shkoi keq për 28-vjeçarin, duke pësuar dëmtime të njëpasnjëshme dhe mos qenë i gatshëm për trajnerin Jurgen Klop. Lëndimet e shumta kanë sjellë një mosbesim në të nga ana e stafit teknik dhe mediet angleze njoftojnë se është vendosur rreth të ardhmes së tij. Xherdan Shaqiri do të largohet këtë verë nga Liverpuli. Të dy palët kanë rënë dakord për këtë vendim dhe po kërkohet një blerës. Cilësia dhe klasi nuk i mungon yllit të Zvicrës dhe në verë pritet ta shohim në një tjetër ekip të madh.

Gallatasaraj nga Turqia kanë shfaqur interes, por mbetet të shihet dëshira e Shaqirit, nëse do ishte dakord të luante në një ligë shumë më të dobët se Premier Liga. Skuadra të Serie A kanë treguar interes gjithashtu. Përveç, Shaqirit, edhe Marko Grujiç dhe Herri Ulson do të largohen këtë verë për të siguruar të ardhura për të sjellë në “Anfield Road” Timo Verner nga gjermanët e Lajpcig. /vipsport.al/