sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lila: Për buxhetin e lojtarëve në nevojë më kanë ndihmuar ish-futbollistë të kombëtares, në shtator vlerësoj për karrierën

Andi Lila është munduar që në këtë moment si kryetar i Sindikatës së Futbollistëve në Shqipëri, së bashku me anëtarët e tjerë, t’iu gjendet pranë futbollitsëve apo edhe ish-futbollistëve në nevojë. Në një intervistë për “Syri Tv”, mbrojtësi tregon edhe emrat e ish-futbollistëve të kombëtares që e kanë kontribuar financiarisht.

Ndër të tjera, kavajasi shprehet se lojtarët e Kategorisë së Dytë janë ndjerëtë tradhëtuar nga qeveria. Sa i përket karrierës së tij si futbollist që ka marrë një goditje të rëndë si pasojë e një dëmtimi në gju, Lila thotë se do ta vlerësojë gjendjen e tij në shtator.

Vështirësitë? “Si kryetar e vetmja vështirësi është mungesa e komunikimit me FSHF-së për kontratën kolektive. Është e nevojshme që në Shqipëri të ketë kontratë kolektive, ku futbolli të funksionojë si duhet. Kjo bëhet që futbolli shqiptar të afrohet me vendet e rajonit. I kemi dërguar letra zyrtare FSHF-së për kontratën kolektive, por nuk kemi marrë përgjigje”.

Ndihma financiare? “Të jem i sinqertë, ndihmën e FSHF-së për futbollin e kemi vlerësuar. Por, nga takimet me futbollistët e Kategorisë së Dytë, ata thonë se ndjehen të tradhtuar nga shteti, nga qeveria. Ne kemi krijuar një buxhet për futbollistët në nevojë, ku kanë ndihmuar ish-futbollistë të Kombëtares, të cilët nëpërmjet emisionit tuaj gjej rastin t’i falenderoj, siç janë Besnik Hasi, Erjon Bogdani, Ardian Aliaj, Armend Dallku, Ervin Skela, Foto Strakosha, Xhevahir Sukaj e disa të tjerë. Me donacionet e tyre kemi krijuar një fond dinjitoz, për t’i ardhur në ndihmë futbollistëve”.

Kriza financiare? “Problemi më i madh në këtë moment janë problemi me pagesat. Presidentët e klubeve kanë vendosur të mos paguajnë. Duhet që presidentët të rishikojnë kontratat. Pjesa më e madhe nuk duan të jenë korrekt. Duhet të ulen në këtë kohë pandemie, të bien dakord me lojtarët që të ketë reduktim page, jo të marrin vendim të njëanshëm që të mos paguajnë”.

Rifillimi i kampionatit? “Të jem i sinqertë nuk do të jetë e lehtë, duke parë edhe këtë kohëzgjatje. Në karrierën time nuk kam qëndruar kaq gjatë pushim. Futbollistët do të kenë probleme me përshtatjen. Duhet të ketë një kohë minimumi 3-javore për t’u përgatitur, në të kundërt do hasin dëmtime. Personalisht kam filluar të stërvitem, nëse gjuri do të më përgjigjet, do të vazhdoj të luaj për Tiranën. Në shtator të shohim, duke parë dhe duke bërë nëse do ta vazhdoj karrierën apo jo”. /VipSport.al/