sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lika: U stërvitëm me thashetheme e spiunllëqe, ishin xheloz për asetet e Tiranës. Lutem për titullin

Duke qenë se klubi Tiranës ka disa terrene sportive në dispozicion, bardheblutë kanë pasur mundësinë të stërviten edhe në këto kohëra të vështira prej koronavirusit, pasi duke u ndarë në grupe mund të respektonin të gjithë rregullat e vendosura. Mirëpo, nuk kanë munguar polemikat për këtë.

Madje, në një moment policia është shfaqur në stadiumin “Selman Stermasi”, duke kërkuar largimin e disa futbollistëve që ishin prezentë. Këtij episodi i është referuar edhe portieri, Ilion Lika, i cili në një prononcim për Top Channel gjatë kohës kur ishin mbledhur me disa futbollistë të Superiores me imamin Ahmed Kalaja në lidhje me besimin e tyre, është shprehur se janë stërvitur me thashetheme e spiunllëqe pasi dikush ka qenë xheloz për asetet që disponon klubi i Tiranës.

“Normalisht që jemi stërvitur me probleme, me grupe, me thashetheme dhe me spiunllëqe. Se dikush ka qenë xheloz për asetet që ka fusha e Tiranës dhe përse jemi duke u stërvitur. Të them të drejtën te lutjet e mia ka qenë që Tirana të dalë kampion. Përveç lutjeve që bëjmë për familjarët, miqtë dhe të dashurit. Shpresojmë që Zoti të ma pranoj lutjen për Tiranën”, u shpreh Lika. /VipSport.al/