Lika e thotë “troç”: S’e kam për turp të rri te Luftëtari edhe në të Parën, më tundon Partizani

Nga moshat e Partizanit, e më pas te Korabi e Dinamo në Kategorinë e Parë, aty ku shkoi për më shumë hapësira, duke qenë se ka qenë një lojtar i talentuar. Por, me këtë sezon te Luftëtari, Gresild Lika është një zbulim te gjirokastritët, por edhe në Superiore dhe kjo ka bërë që të jetë në shënjestrën e shumë klubeve të njohur në vendin tonë.

Luftëtari

Në një bisedë për “Fan Zone”, mesfushori me tipare sulmuese, Gresild Lika tregon se nuk e ka për turp të luaj me bluzinjtë as në Kategorinë e Parë, pasi klubi nga “Qyteti i Gurtë” i ka besuar. Lika nuk ka sesi e fsheh dashurinë për Partizanin, ndërsa flet edhe për idhullin e tij në futboll. “Jam te Luftëtari dhe jam gati të jap maksimumin deri në ndeshjene fundit. Klubi më ka besuar dhe nuk e kam për turp të luaj edhe në Kategorinë e Parë”.

Partizani

“Të ardhmen e dijnë drejtuesit dhe veproj sipas asaj që më thonë. Gjergji Muzaka ka qenë idhulli im, shihja mënyrën e goditjes së tij dhe driblimet. Rikthimi te Partizani? Do të gënjeja nëse do thoja që nuk dua të rikthehem, por këtë gjë e dinë drejtuesit e Luftëtarit”, – tha Gresild Lika, autori i katër golave deri në këtë pjesë të sezonit me skuadrën bluzi.

E.S./Vipsport.al/